Bllokohen restorantet e pista. AKU, 1.3 milionë lekë gjoba në Vlorë, Himarë dhe Klos
29/08/2018 12:16
Disa restorante me kushte higjenike të rrezikshme janë mbyllur dhe gjobitur ditët e fundit.
AKU njofton se në Dibër, në restorantin “Veli Krosi” në Klos, u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar.
Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1 300 000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.
Top Channel