Audio-përgjimi Biba-Bianku, Prokuroria nis hetimet
29/08/2018 19:41
Top Channel ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar një çështje penale dhe po heton për ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi personat me funksione publike.
Kjo dosje është hapur pas nisjes së verifikimit për përgjimin e një bisede mes nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, dhe gjyqtarit në Strasburg, Ledio Bianku.
Biseda është pranuar nga Biba ndërsa publikuesit e saj komentuan si shantazh ndaj gjyqtarit në mënyrë që ai të ndikonte mbi Gjykatën e Strasburgut në lidhje me gjyqet e pronave të shtetasve shqiptarë.
Top Channel