
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025
08/03 15:08
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Amarildo Çalamanin, autorin e aksidentit me dy të vdekur dhe një të plagosur në Arapaj të Roskovecit.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20.00. Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 21 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.
Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.
Top Channel