Fillimi i sezonit të ri shkollor ka rritur dhe numrin e kërkesave për analiza ndaj fëmijëve, të nevojshme për t’u dorëzuar për vitin e ri shkollor.
Për të përballuar fluksin e shtuar, si edhe për t’u ardhur në ndihmë prindërve që angazhohen për të mbledhur analizat e nevojshme për fëmijët e tyre, Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka shtuar stafin, si dhe orarin e punës.
“Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë ka shtuar numrin e sporteleve dhe turneve për të shmangur vonesat në dorëzimin e dokumentacionit duke u dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të aplikojnë për analizat që kërkojnë. Përmes një urdhëri të brendshëm udhëzohet që të vihet në funksion të Laboratorit Enterobakter Sporteli Nr 1 së bashku me 2 punonjës shtesë, për të bërë pranimin e analizës Coproculturë për Librezat Shëndetësore krahas ekzaminimeve të rapartit VCT”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Me qëllim dhënien e mundësisë edhe për qytetarët që janë në punë dhe e kanë të pamundur të paraqiten deri në orën 16:00 për të aplikuar për analiza. ASHR ka shtuar një turn mbasdite nga ora 16:00-18:00.
Ndërkohë që pranimi i analizave gjatë paradites bëhet nga ora 08:00 deri në 10:00.
Top Channel