Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi shpall emrat e kandidatëve
28/08/2018 11:28
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është tërësisht jashtë funksionit për shkak se nuk ka anëtarë. Procesi për plotësimin e vendeve bosh ka nisur me kohë, por vetëm sot Kuvendi bëri publik listën e 7 kandidatëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj gjykate.
Bëhet fjalë për plotësimin e vendit të mbetur vakant pas shkarkimit gjatë vetting-ut të gjyqtarit Fatos Lulo. Ky vend vakant i përket të zgjidhet nga Kuvendi, arsye për të cilën korrikun e kaluar u shpall edhe thirrja publike.
Pranë Kuvendit kanë paraqitur kandidaturën Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Ilir Panda, Sinan Tafaj, Theodhori Sollaku,Valbona Bala dhe Vasil Bendo.
Top Channel