Shqipëria, si Italia dikur; Regjisori italian kërkon shesh-xhirim për krijimin e ri

28/08/2018 16:28

Amedeo Gagliardi e ka marrë famën e tij si producent në filmin “Mamma non vuole”, jo shumë për realizimin e tij, i cili megjithatë u vlerësua edhe në festivale si ai i Torontos, apo Venecias, por më shumë për temën që ai trajtoi.

Divorci, pasojat e tij mbi fëmijët e një nënë që nuk e dëshiron prindërimin. Në Itali sipas tij ligji favorizon gratë, e nisur nga kjo edhe ai vetë e vuajti këtë pasojë duke mos e parë prej vitesh fëmijën e tij. Arsyeja kryesore që e bëri të krijojë këtë film autobiografik.

“Është një temë sociale që ju takon shumë milionë njerëzve në botë. Nuk ju përket vetëm fëmijëve që vuajnë ndarjen nga prindërit. Distancën psiko-afektive ndaj tyre apo edhe e anasjelltë. Ju përket të gjithë atyre që janë qarku afektiv i miqësive apo prindërve. vetëm në Itali numërohen 5 milionë subjekte që janë të përfshirë në këtë problem. Është pothuajse 10 përqind e popullsisë. Kështu që kjo është një temë shumë e nxehtë”, u shpreh Amedeo Gagliardi, producent.

Fakti që filmi pati ndjeshmëri ishte për shkak se shumë baballarë të tjerë gjetën veten në historinë e tij. Filmi I tij u shfaq edhe në dhomën e deputetëve duke kërkuar ndryshimin e legjislacionit për kujdestarinë e përbashkët.

“Është një film autobiografik, sepse unë kam një fëmijë që nga mosha 11-20 vjeç nuk e kam parë apo dëgjuar për të”,tha Amedeo Gagliardi, producent.

Këto ditë i ndodhur në Shqipëri ai ka edhe një arsye tjetër, të studiojë vendndodhje të ndryshme për të realizuar një film mbi presidentin italian Sandro Pertini. Sipas tij Shqipërua e sotme i ngjan Italisë së atyre viteve kur Pertini ishte presidenti i shtatë i Republikës së Italisë.

“Nëse ka partnerë jemi të hapur me kënaqësi. Duke filluar nga aktorë, di që janë shumë të zotë këtu në Shqipëri. Por edhe lokacioni. Vendi është i mrekullueshëm.Deti fantastik. Ka qytete të mrekullueshme. Nga edhe ndryshueshmërinë që nga pikëpamja e produksionit është shumë e rëndësishme.Edhe brenda qyteteve ka varacion. Më ngjan shumë me Italinë e viteve të Sandro Pertinit”, shton Amedeo Gagliardi, producent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA