Përgjimi i “shantazhit” për pronat; Denar Biba pranon bisedën: Është e pjesshme

28/08/2018 19:42

Pas publikimit ne media te audiopërgjimit, ku degjohej ish kreu i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për te ndikuar mbi proceset gjyqësore qe ka qeveria shqiptare per pronat ne Strasburg, vjen edhe reagimi Bibes.

Denar Biba, që është edhe kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, pranon bisedën me Biankun, por shpjegon se metafora e trenit i referohej atij vetë dhe jo gjyqtarit. Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.

  Audiopërgjim për gjyqet e pronave. Publikohet biseda “në emër të qeverisë”

“Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme. Të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar dhe do të kuptohet që ka qenë biseda mes dy miqsh që ndahen dhe bisedat e punës. Më ka dhënë mendime, i kam kuptuar. Vazhdoj të jem i habitur për këtë lloj dembelizmi dhe kërkon të bëjë opozitë me çdo gjë. Asnjë lloj shantazhi dhe asnjë lloj ndërhyrje. I shpjegoja ish pedagogut tim përse kishte nevojë Shqipëria të merrte këtë shtyrje. Nuk e kuptoj se kush përfiton, sepse as opozita nuk përfiton nga kjo. Të dalë audio e plotë e paprerë. Nuk ka absolutisht asgjë. Çdo shkëputje dhe montim”.

  Audio-regjistrimi i Denar Bibës, Basha: Rama shantazhon gjyqtarin e Strasburgut për pronat

“Mos bëni dedektivin me mua, s’është nevoja. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyrën e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese”.

Top Channel