Fluturimi i avionit stërvitor të Forcave Ajrore greke, i cili u rrëzua në zonën mes Spartës dhe Tripolit në Peloponez të Greqisë, ka rezultuar fatal.

Forcat Ajrore njoftuan se kanë gjetur të vdekur njërin prej pilotëve, ndërsa tjetri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Kalamatës.

Avioni “T2- Buckeye”, prodhim i vitit 1976, u rrëzua pak para orës 9 të mëngjesit në rrethana ende të paditura.

Dy pilotët mundën ta braktisnin atë, por për njërin prej tyre nuk u bë i mundur shpëtimi.

Ekipet e shpëtimit raportuan se avioni u përplas në tokë me forcë dhe copëtua. Dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Top Channel