Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën thirrje publike për gjyqtarët e apelit në Shqipëri, që të aplikojnë për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Duke iu referuar fakteve që deri më tani, nuk ka kandidatë për këtë strukturë të rëndësishme, që do të ngrihet si pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi, Ambasade Amerikane ka publikuar thirrjen në faqen e saj zyrtare në facebook shoqëruar me linkun e Gjykatës së Lartë.
Gjyqtarët e Apelit, “frikë” të aplikojnë për në KLGJ; Gjykata e Lartë serish thirrje për vakancën
Në thirrjen e ambasadës thuhet se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie, që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj dhe për këtë u bëjmë thirrje atyre qe i quan gjykatës të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në Shqipëri, asnjë gjyqtar nuk i është përgjigjur thirrjes së Gjykatës së Lartë, për të kandiduar për postin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të përzgjidhet nga anëtarët e pesë gjykatave të Apelit të rretheve. Pas thirrjes së publikuar për herë të parë më 31 korrik, Gjykata e Lartë vendosi të bëjë një thirrje tjetër në 22 gusht, duke lënë Si afat për dorëzimin e dokumentacionit datën 6 shtator.
Pak ditë më pare në një intervistë për Top Channel ambasadori amerikan në largim Donald Lu shprehu besimin se Shqipëria është pranë krijimit si të KLP edhe të KLGJ.
Ekskluzive/ Lu: Politika t’i trembet SPAK-ut. Vetting-u po ecën. Reforma, në fazën e re
“Këshillit të Lartë gjyqësor i duhet vetëm një gjyqtar i guximshëm i gjykatave të Apelit për të dalë vullnetar që të shërbejë në Këshill. Kam besim që në javët e ardhshme ky proces do të përmbyllet dhe do të ecet përpara me emërimin e gjyqtarëve të rinj, SPAK dhe BKH” u shpreh Lu pak ditë para se ambasada të publikonte mesazhin inkurajues për aplikimin.
Top Channel