
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas 54-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin Prendush Fushaj, i cili është qëlluar me thikë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Thive’, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për arrestimin e tij.
Paraprakisht mësohet se mes autorit të krimit dhe viktimës, ka pasur konflikte të mëhershme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Top Channel