Reshjet e shiut që u regjistruan pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës kanë sjellë probleme në disa prej rrugëve por edhe ne pazarin e qytetit.

Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve prurjet janë rritur duke mbuluar me ujë disa prej rrugëve të Pazarit, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të hequr ujin, i cili madje ka depërtuar në katet e nëndheshme të 4 prej bizneseve.

Si pasojë e prurjeve të shumta ka qenë i pamundur përballimi i ujit nga pusetat. Pronarët e bizneseve të pazarit tregojnë se kanalizimet aktuale e kanë të pamundur të përballojnë nivel kaq të lartë uji. Pasi kanë pushuar reshjet dhe është ulur niveli i ujit situata në qytet është normalizuar.

Top Channel