Rasti “Bego”, PD: Gjiknuri s’mund të mashtrojë qytetarët me teknikalitete

27/08/2018 18:02

Më herët gjatë ditës së hënë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagoi ndaj akuzave të Partisë Demokratike rreth procedurave të miratimit të lejes minerare për shfrytëzim mineralesh dhënë subjektit “Inerte Expres” sh.p.k.. Por në një reagim të dytë, deputeti i PD, Ervini Salianji, shprehet se Damian Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën.

“Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës”, thuhet në reagimin dytë të Ervin Salianjit këtë të hënë.

  PD: Bego shfrytëzon pasuritë natyrore; Reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Lejen e mori nga PD-ja

Në këtë reagim deputeti demokrat përpiqet që të sqarojë se në vitin 2009, kur firma “Inerte Expres” ka marrë leje minerare nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos.

“Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.
Prandaj është urgjente që prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant tek Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin. Provat në Dokumentat më poshtë, QKB dhe kontrata e shitjes”, theksohet në reagimin e Salianjit.

Top Channel