
24/02 18:37
Të paktën 9 pasagjerë të një mikrobusi që po udhëtonte nga Korça drejt Beratit rrezikuan jetën në aksin Elbasan-Librazhd.
Pasditen e së hënës mjeti i tyre, me targa AA 279 UO, u aksidentua pas përplasjes me një Land Rover me targa DR 3997 F në afërsi të urës se Murrashit.
Pasagjeret e mikrobusit morën dëmtime të lehta dhe u dërguan në spitalin e Librazhdit.
Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërsa si pistë fillestare po hetohet gjendja e rrugës si pasojë e reshjeve të shiut që shkaktojnë lagështi dhe rrëzimin e gurëve nga shpatet e malit.
Top Channel