“Nuk ju kam votuar kurrë, por…”, Rama ndan mesazhin e qytetarit: Protesta ka marrë për kot, turma po përdoret për arsye të tjera 22/06 15:35
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn zbuloi në një konferencë për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” se çfarë u diskutua në këtë takim.
“Diskutuam për integrimin ekonomik, për atë që është realizuar deri tani, që është mbresëlënëse. Janë hapur 80 000 vende të reja pune në të gjithë rajonin, si rezultat i rritjes së ekonomisë së brendshme të vendeve, por edhe tregtisë së vendeve të ndryshme të rajonit me Bashkimin Europian”, deklaroi Hahn.
Takimi u zhvillua në Durrës. Kryeministri Edi Rama priti personalisht mbërritjen e delegacioneve mëngjesin e sotëm, pranë vilës qeveritare në Durrës, ku zhvillohen punimet.
Top Channel