Ka nisur në Durrës takimi informal i kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”, në të cilin merr pjesë edhe Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Kryeministri Edi Rama ka pritur personalisht mbërritjen e delegacioneve mëngjesin e sotëm, pranë vilës qeveritare në Durrës, ku zhvillohen punimet.

Disa nga temat që do të trajtohen në këtë takim janë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi dhe fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale, marrëveshja Roaming si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Në përfundim të këtij takimi informal, kryeministri Edi Rama do të dalë përpara medieve së bashku me eurokomisionerin Hahn.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel