
24/02 18:37
Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka aksidentuar me automjetin e tij një familje prej 3 personash të ndodhur në një tjetër automjet, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Elio Tushaj, siç raporton policia, u kap në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, pranë “Porto Palermos”, duke drejtuar automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Ai ka goditur mjetin “Peugeot” që po drejtohej nga shtetasi D.Z., i cili kishte bashkëshorten dhe fëmijën si pasagjerë.
Procedurat e mëtejshme në ngarkim të tij, për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” do të kryhen nga Prokuroria e Vlorës.
Top Channel