Një nga këngët më të njohura të grupit Lira është regjistruar në pllaka gramafoni në vitet 50. Koleksionisti Niko Kotherja na tregon një prej tyre.
Kori “Lira” dhe këngët qytetare korçare vazhdojnë të mbeten një thesar kulturor për identitetin e qytetit të Korçës. Një pllakë gramafoni me këngën “Perëndeshë e bukurisë”, regjistrim i hershem i korit “Lira” vjen si dëshmi e mbajtjes gjalle të këngëve dhe kulturës se këtij qyteti.
Regjistrimi me 12 prej zërave të themeluesve të këtij kori dëshmon thesarin e këngëve të qytetit të Korçës duke u bërë simbol i këngës qytetare korçare.
Regjistrimi i bërë rreth viteve 50-60 dëshmon emancipimin e kohës, por edhe elementin aq të njohur korçar, serenatat poshtë dritareve të vajzave, ndërsa shoqërohet edhe me foton e 12 artisteve te grupit.
“Është një regjistrim që daton nga mesi i viteve 1950 deri në fillim të vitit 1960. Janë regjistrime që janë kryer fillimisht nën emërtimin pllakë shqiptare. Ka këngë karakteristike të Korçës të kënduara nga kori Lira. Kjo ka veçantinë sepse është e para e regjistruar në pllakë gramafon”, shprehet Niko Kotherja, studiues historie.
‘Perëndeshë e bukurisë’ është një këngë himn, e cila ka nisur të këndohet prej mese një shekulli dhe vazhdon të dëgjohet dhe interpretohet edhe sot.
Top Channel