Një 20-vjeçar është sulmuar e plagosur rëndë me thikë këtë fundjavë, nga tre persona, dy prej të cilëve u arrestuan nga policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale, të të parit shtrembër mes të rinjsh, ndërsa është përfshirë edhe një i mitur 17-vjeçar, që është shpallur në kërkim nga policia.

Sherri ndodhi në Spitallë të Durrësit të shtunën, ndërsa u raportua nga policia, vetëm pas arrestimit të dy prej autorëve të dyshuar, gjatë ditës së sotme.

Policia vuri në pranga shtetasit Nikoll Përlleshi, 31 vjeç dhe Bibë Deden, 48 vjeç, të dy banorë të Durrësit. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, i afërm i dy të arrestuarve.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA