Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme, në zonën e Freskut, në rrugën nacionale Tiranë-Dajt.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse dhe kanë shuar flakët, duke shmangur përhapjen e tyre, por edhe shpërthimin e bombolës së gazit, që makina përdorte si lëndë djegëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e zjarrit në mjet. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet, ajo që ka bërë që mjeti të marrë flakë.

Top Channel