23/11 22:56
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një dalje për mediat thotë se Edmond Bego ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin.
“Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti I shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego”, tha ai .
Sipas Bardhit, prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë, nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.
Top Channel