Ambasada amerikane njofton herë pas here mbi procedurat që duhen ndjekur për vizat e llojeve të ndryshme në SHBA dhe së fundmi bën thirrje që të mos punojnë me vizë turistike.

“Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj”, shkruan Ambasada.

Ndërkohë në ikonografin e rubrikës “Pyet Annën”, ambasada sqaron se është e paligjshme për të punuar në SHBA me një vizë turistike. Vizat e punës janë në dispozicion vetëm për punë të veçanta dhe janë shumë të kufizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA