Trenat përplasen edhe në Bosnjë, humbin jetën dy persona

23/08/2018 12:24

Dy persona humbën jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë në Bosnjë, për shkak se dy trena mallrash u përplasën me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Donjë Jabllanicës, në jug të Bosnjës, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se qarkullimi i trenave nga Sarajeva për në Jug, është ndërprerë përkohësisht.

Kjo masë do të vijojë derisa të zbardhen shkaqet e aksidentit të sotëm, që mund të kishte pasojat e një tragjedie, nëse do të kishim të bënim me trena udhëtarësh.

Top Channel