Si u sekuestruan 111 milionë lekët e trafikantit të ekzekutuar

23/08/2018 15:25

Pasuritë e të ndjerit Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në Greqi, kishin një vit që hetoheshin nga Prokuroria e Pogradecit, atje ku i ndjeri kishte të regjistruar vendbanimin, por gjykata e Korçës kishte hequr sekuestron preventive.

Roland Shëmbitrasi u hetua nga drejtësia shqiptare pas vdekjes për pastrim parash. Pavarësisht hetimit, Gjykata e Korçës ua ktheu të afërmve të tij depozitat bankare prej mbi 60 milionë lekësh, përsa kohë nuk kishte asnjë vendim që e konsideronte 39-vjeçarin si një trafikant droge.

Por një shkresë e autoriteteve greke pak muaj pas ekzekutimit të Shëmbitrasit, u konfirmoi hetuesve se ai ishte arrestuar më herët në Greqi për përfshirje në organizatë kriminale, për çështje droge dhe për shkelje të ligjit mbi lojërat e fatit.

Ky informacion nuk është konsideruar nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila hoqi sekuestron nga 3 depozita bankare. Hetimet e prokurorisë sakaq nuk kishin zbuluar se i ndjeri pak muaj para se të ekzkekutohej, kishte hapur gjithashtu edhe një depozitë tjetër bashkë-emërore me të atin, prej 50 milionë lekësh.

Ajo që riktheu çështjen e Roland Shëmbitrasit , ishte veprimi i të atit 70-vjeçar Kasem Shëmbitrasi, që e ka kaluar këtë shumë në një llogari tjetër, thotë vendimi i gjykatës.

Për shkak se pas vrasjes së Roland Shëmbitrasit, trashëgimia e tij ju kalon gjithashtu 2 vajzave të tij dhe të birit që jetojnë në Greqi, si edhe bashkëshortes e prindërve, në sekuestron preventive përmenden emrat e tyre duke iu referuar ligjit antimafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA