Për Manchester United nuk ka paqe! Pakënaqësitë e shprehura nga trajneri Jose Mourinho përkundrejt një merkatoje të varfër dhe shumë poshtë pritshmërive të tij, tashmë po shkakton pasoja negative në të gjithë ambientin e “djajve të kuq”, veçanërisht mes tifozëve.
Sipas asaj që publikojnë tabloidët britanikë, mbështetësit më fanatikë të Manchester United kanë prenotuar një avion, i cili me rastin e ndeshjes në transfertë me Burnleyn, më 2 shtator, do të fluturojë mbi stadium me një parullë të çuditshme pakënaqësie.
Në të shkruhet “Ed Out – LUGH”, që nënkupton “Të largohet Ed – Dashurojmë United, urrejmë Glazers”.
Një parullë që ngrihet në nivelin e “shpalljes së luftës” kundër drejtuesve amerikanë të klubit britanik, veçanërisht ndaj zv.presidentit ekzekutiv Ed Woodward, i cili konsiderohet si përgjegjësi kryesor i merkatos “amatore”.
E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Pogba duket se ka shprehur pakënaqësitë e tij, duke i kërkuar klubit ta nxjerrin në shitje. Një lamtumirë që do të përkeqësonte edhe më shumë raportet mes drejtuesve, trajnerit dhe tifozëve.
Top Channel