Një sherr i momentit ka çuar në pranga 64-vjeçarin Avdul S., nga Peshkopia, i cili ka dhunuar fizikisht kunatin e tij, R. F., 40 vjeç.
Mësohet se ata kanë pasur një konflikt të çastit në shtëpinë e 64-vjeçarit, i cili më pas e ka rrahur edhe fizikisht vëllain e gruas së tij.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Avdul S, 64 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij shtetasit R.F, 40 vjeç. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, bën të ditur policia e qarkut.
Top Channel