Edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, ashtu sikurse në tremujorin e parë të këtij viti, rezulton të ketë pasur më shumë shfaqje kulturore, por spektatorët që i kanë frekuentuar, kanë qenë më të paktë.
Për periudhën prill-qershor janë 8 % më pak, ata që kanë frekuentuar shfaqjet që institucionet e kulturës kanë ofruar në kryeqytet.
Sipas INSTAT, shfaqjet e ofruara për publikun e kryeqytetit kanë qenë më të shumta në tremujorin e dytë të 2018-ës. 279 shfaqje krahasuar me 217 vënie skenike në tremujorin e dytë të 2017-ës.
Por pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 178 spektatorë për shfaqje, duke pësuar një rënie me gati 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Më shumë spektatorë rezulton të ketë humbur Teatri i Operas dhe Baletit, gati më shumë se 50% për shfaqje, i pasuar nga Teatri Kombëtar.
Ndërsa Teatri i Operas ka humbur 36 % të publikut dhe Teatri Kombëtar 30%, krejt e kundërta mund të thuhet për Teatrin Kombëtar Eksperimental, i cili ka thithur 34 % më shumë spektatorë në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Muzetë, kalatë dhe monumentet e tjera të kulturës sërish kanë shënuar ngritje me rreth 68 %, në pranverën e këtij vit, krahasuar me një vit më parë.
Top Channel