24/11 22:56
Tajlanda shpesh etiketohet edhe si vendi i skandaleve, por një video e publikuar së fundmi se disa njerëz do shfrytëzonin çdo mundësi për të përfituar financiarisht.
Në një video të cilësuar ndërkombëtarisht si skandaloze, dallohen dy fëmijë, jo më tepër se 5 vjeç, të cilët boksojnë me njëri-tjetrin duke dhuruar spektakël për të pranishmit, të cilët vendosin edhe baste se kush do të jetë fituesi.
Mes ndjeklsve kishte edhe nga ata që vlerësonin teknikën e përdorur nga të vegjlit duke parashikuar se në të ardhmen do bëhen “luftëtarë” të mëdhenj, por edhe këta e pranonin se ata fëmijë nuk duhet të ishin ngjitur në ring.
Top Channel