Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt”
Verifikimet po tregojnë se fatkeqësitë që goditën Italinë njëra pas tjetrës, mbase mund të ishin shmangur që të dyja.
Një raport studiuesish i vitit 2013, i dalë në dritë së fundi, dëshmon se pasiguria e urës “Morandi” në Genova paralajmërohej që atëherë.
Pyetje po ngrihen ndërkohë edhe mbi incidentin e Raganellos, ku humbën jetën 10 ekskursionistë. A duhej t’i kishte mbyllur dikush rrugët e kalimit për njerëzit që vizitonin zonën e mbushur me gryka e kanione, nisur nga fakti që ndërkohë ishin dhënë njoftime për mot të keq në rajon?
Dikur për banorët e Civitas, grykat e lumit Raganello nuk ka qenë një thesar të cilit t’i druheshin. Deri përpara 15 vitesh, këtë vend nuk e njihte askush, përveç banorëve, por tani ai është mbushur me “bed & breakfast” dhe turistë, si nga vet Italia, ashtu dhe nga pjesë të ndryshme të Europës, sidomos zviceranë, holandezë, gjermanë e austriakë.
Një mrekulli e hapur për të gjithë, por pa asnjë kontroll. Diskutohej prej kohësh për disa masa, të cilat nuk erdhën megjithatë, përpara asaj që përshkruhet si një bombë uji e që kushtoi jetë njerëzish.
Kryetari i bashkisë këmbëngul se incidenti do të kishte ndodhur gjithsesi, edhe me rregullat e reja, por fjala e fundit për këtë do t’i mbetet Prokurorisë. Ndërkohë, pretendohet se po të kishte pasur një autoritet publik, i cili të verifikonte hyrjen me ndihmën e guidave të specializuara, situata ndoshta mund të kishte qenë ndryshe.
Top Channel