Të dielën, demokratët e përmendën me emër Taulant Ballën, duke pyetur nëse është numrit dy i PS-së, politikani që ka marrë në mbrojtje – sipas selisë blu, – biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar në Greqi për llogari të autoriteteve italiane për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që në Shqipëri ai zhvillonte i lirë aktivitetin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u përgjigj përmes një postimi të shkurtër në mediet sociale, ku e etiketoi çështjen si “Babale 3”. Taulant Balla sfidoi demokratët që të lënë pyetjet, por të ngrejnë akuza.

Një ditë më pas, PD-ja u kundërpërgjigj me të tjera pyetje.

Lexo edhe:
Alibeaj: Policia dhe Prokuroria duhet të flasin

“Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve: Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?”, tha Enkelejd Alibeaj.

Dy pyetje, selia blu i kishte edhe për Policinë e Prokurorinë, në lidhje me qasjen e këtyre institucioneve ndaj biznesmenit Edmond Bego.

“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke, por jo nga policia shqiptare? Çfarë e pengon Prokurorinë të zbatojë ligji ‘Antimafia’ për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Bego?”, tha më tej Alibeaj.

Në pritje që mbi çështjen të reagojë edhe kryeministri Rama, PD-ja thekson se misioni i saj mbetet shkëputja e krimit nga politika.

Lexo edhe:
PD: Bega, lidhje me qeverinë. Paloka: Përse nuk reagon policia dhe Prokuroria?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA