Arrestimi i biznesmenit, Alibeaj: Policia dhe Prokuroria duhet të flasin

20/08/2018 15:25

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj sërish në një deklaratë për mediat thotë se heshtja nuk e shpëton Taulant Ballën dhe se ai duhet të përgjigjet se sa herë ka komunikuar me biznesmenin Edmond Bega.

“Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht. Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim. Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit”, thotë Alibeaj.

Sipas tij policia e shtetit dhe Prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk u arrestua në Shqipëri, pse nuk zbatoi ligjin antimafia.

Top Channel