24/05 15:52
Mesfushori durrsak Emiliano Vila nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut të Korçës, pasi do të vijojë karrierën në shtetin fqinj, Greqi.
Futbollisti është larguar dje nga korçarët, për t’iu bashkuar skuadrës greke Kërkyra (skuadër e ishullit të Korfuzit), që militon në Kategorinë e Dytë të vendit helen.
Kjo është hera e dytë që Vila rikthehet në kampionatin grek, pasi më herët është aktivizuar me Pas Gianninën, në Superligë.
Emiliano Vila bëhet lojtari i dytë që largohet nga Skënderbeu drejt Greqisë këtë verë, pas Suad Sahitit, që iu bashkua AEL Larissas më herët.
Top Channel