Tirana zhgënjen në start, Kamza fiton derbin e vogël të kryeqytetit

18/08/2018 21:41

Entuziazmi i krijuar rreth Tiranës para fillimit të sezonit, duket se nuk ka ndikuar aspak për mirë, pasi bardheblutë dolën kokëulur në derbin e vogël të kryeqytetit, ndaj Kamzës.

Në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli arriti të marrë një fitore minimale 0-1, falë një goli të shënuar nga Sebino Plaku në minutën e 89′ të takimit.

Nga ana tjetër, Tirana u mundua të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, por dëshira për të bërë mirë, i çoi shpesh në gabim lojtarët bardheblu, që vuajtën kundërsulmet e shpejta të Kamzës.

Tirana dështon kështu të festojë me fitore rikthimin në Superiore, por kampionati është i gjatë dhe trajneri Ze Maria do të ketë kohë për të rregulluar defektet e skuadrës së tij, për të qëndruar brenda objektivit sezonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA