Napoli “përmbys” Lazion në “Olimpico”, Hysaj fiton “derbin” me Strakoshën

18/08/2018 22:37

Pavarësisht një sezoni merkatoje pa shumë bujë, Napoli i Ancelottit bind dhe është sërish mes pretendentëve për të fituar në Serinë A.

Skuadra e kaltër iu imponua Lazios në “Olimpico”, duke e mposhtur me rezultatin 1-2 dhe mbi të gjitha pasi ishte në disavantazh të një goli.

Ciro Immobile zhbllokoi sfidën e sotme, duke shënuar një gol mjaft të bukur për Lazion, në minutën e 25-të, por Arkadiuz Milik riktheu baraspeshën në shtesën e pjesës së parë.

Fati i takimit u vendos në minutën e 59′, kur Lorenzo Insigne shënoi një supergol, pas një aksioni të nisur nga këmbët e Hysajt. Sulmuesi mori topin në zonë dhe goditi menjëherë, duek gjetur trekëndëshin e Strakoshës, që nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Duhet theksuar se Lazio luajti vetëm në minutat e para dhe më pas u zgjua kur kaloi në disavantazh, por nuk arriti të shkojë më shumë se një shtyllë dhe doli “duarbosh” nga java e parë e kampionatit.

Nga ana tjetër, Napoli i Ancelottit nuk ëshët aq argëtues sa në kohën e Sarrit, por u pa qartë që tashmë është shumë më cinik, pasi shfrytëzon në maksimum mundësitë e shënimit dhe mbrohet me kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA