Gjykata amerikane urdhëron administratën Trump të zbatojë rregullin e sigurisë kimike

18/08/2018 22:54

Një gjykatë federale e apelit urdhëroi administratën Trump të premten, të zbatojë menjëherë një rregull të sigurisë kimike, të miratuar në kohën e Obamës, në përgjigje të një shpërthimi të vitit 2013, në një fabrikë plehrash kimike në Teksas, që vrau 15 vetë.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor D.C., ishte i fundit për të kundërshtuar përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të vonuar rregulloret mjedisore të paraqitura nga ish-Presidenti Barak Obama.

Gjykata urdhëroi Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) të zbatojë Rregulloren e Fatkeqësive Kimike, duke thënë se agjencia nuk kishte autoritetin ta shtynte atë për 20 muaj, ashtu siç kishte bërë.

Ish kreu i EPA, Scott Pruitt, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar për arsye etike, kishte argumentuar se rregulli paraqiste ngarkesa të panevojshme.

Ai paraqiti një propozim për të shfuqizuar rregullin, duke thënë se do t’u kursente amerikanëve 88 milionë dollarë në vit dhe do të adresonte më mirë rreziqet potenciale të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA