Deklaratat e paqëndrueshme të Elon Musk kanë shqetësuar anëtarët e bordit të Teska, dhe shqëteësimi kryesor për ta është një qetësues që Musk ka thënë se po e përdor: Ambien.
“Shpesh është zgjedhja e mungesës së gjumit, ose Ambien”, ka thënë Musk për New York Times në një intervistë të publikuar të enjten, që vjen pasi themeluesi i Tesla kishte thënë në Twitter se ai po mendon ta marrë kompaninë private.
Postimi bëri bujë mes tregjeve dhe medias, teksa avokatët paralajmëronin se ai mund të përballet me thyerje të ligjit që ndalon kompanitë tregtare të publikojnë planet për të blerë apo shitur letra me vlerë.
Nëse duhet të fajësohet Ambien, Musk nuk është i vetmi njeri i famshëm që vepron çuditshëm nën ndikimin e qetësuesit, apo të pretendonte se veprimet e tij ishin për fajë të qetësuesit.
Në maj, Roseanne Barr fajësoi Ambien për një seri postimesh raciste që çoi në anulimin e sitcom -it të saj në ABC. “Ishte ora dy e mëngjesit dhe po postoja në efektin e Ambien” ishte mbrojtja e Barr për një mesazh që krahasonte ish ndihmësin e Barack Obamës, Valerie Jarrett me një majmun. Ajo ka akuzuar gjithashtu George Soros se është një “nazist”.
Prodhuesi i Ambien, kompania Sanofi, nxori një deklaratë pas atyre të Barr, ku u shpreh se “racizmi nuk është efekti i padëshiruar i ndonjë ilaçi të Sanofi”.
Ambien jepet kundër pagjumësisë dhe u gjet në trupin e Tifer Woods kur u arrestua në 2017. Policia gjeti makinën e tij të ndezur të parkuar në anë të rrugës dhe me bllokazh ndezur. Wood fajësoi sërish këtë ilaç.
Charlie Sheen thotë se Ambien është përgjegjës që ai kishte shkatërruar dhomën e hotelit në Nju Jork në 2010. Gjithashtu dhe Sean Penn në Late Show në 2017 fajësoi Ambien për ndonjë sjellje potencialisht shkatërruese.
Autori i Taxi Driver dhe Raging Bull, Paul Schrader, ka fajësuar gjithashtu Ambien për disa sjellje të tij, ndërkohë që ky ilaç është përmendur dhe në këngën e Jay Z dhe Alicia Keys Empire State of Mind, “MDMA të bën të ndjehesh si kampion”,këndon Jay Z, ndërsa Alicia në tekst thotë: “Qyteti nuk fle kurrë, më mirë mirë nje Ambien”.
Top Channel