Në Korçë po luhet takimi që ngre siparin e Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, një sfidë që pritej të ishte një festë sportive, pro nuk rezultoi aspak e tillë.
FSHF aplikoi zyrtarisht ndryshimin e ri, që menaxhimi brenda ambienteve të stadiumeve të bëhet nga policia private dhe ajo e Shtetit të rrinte jashtë ambienteve, por duket se testi dështoi që në nisje.
Tifozëritë e të dy skuadrave shpërthyen në dhuën ndaj njëra-tjetrës, duke hedhur sende të forta dhe duke bërë që ndeshja të dalë jashtë kontrollit.
Disa tifozë u plagosën, ndërsa momentalisht arbitri kryesor ka thirrur jashtë fushës së blertë, futbollistët e të dy skuadrave, për të shmangur përfshirjen në incidente.
Aktualisht brenda rrethimit janë futur edhe forca të Policisë së Shtetit, të cilët po përpiqen të marrin në kontroll situatën, ndërsa është dashur ndërhyrja edhe e ambulancave, për të ndihmuar të plagosurit.
Kujtojmë që tifogrupi i Partizanit “Ultras Guerrils” nuk e ka herën e parë që bëhet protagonist i episodeve negative nëpër stadiume, teska në sezonet e fundit është përballur disa herë me pezullime.
Ndërkohë, takimi rifilloi pas rreth 20 minutash ndërprerje, ndonëse nën një atmosferë aspak normale, me mjekët e të dy skuadrave, që qëndronin poshtë tribunave, për të ndihmuar tifozët e plagosur.
Top Channel