Facebook ka siguruar të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të UEFA-s në shumicën e vendeve të Amerikës Latine.
Kjo do t’i japë mundësinë tifozëve të zjarrtë të futbollit në Amerikën e Jugut që të shohin ndeshjet e mëdha pa paguar televizionet lokale.
Facebook do të transmetojë drejtpërdrejë ndeshjet e Champions League dhe ndeshjet e Superkupës Evropiane. Bëhet fjalë për 32 ndeshje në sezon. Shumë lojtarë amerikano-jugorë luajnë në skuadrat më të mëdha evropiane, duke e bërë kështu shumë tërheqës kompeticionin e Champions League për fansat argjentinas, kolumbianë, uruguajanë etj.
Kontrata e UEFA-s me Facebook-un do të zgjasë nga viti 2018 në vitin 2021 dhe ka nisur të zbatohet që me Superkupën e këtij edicioni, atë mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Top Channel