Pasi u akuzua nga Enkelejd Alibeaj se është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, Jurgis Çyrbja reagoi me anë të një postimi në Facebook.

“Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim ndaj zgjedhësve të mi mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership. Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë”, deklaroi Çyrbja.

Alibeaj tha se “Jurgis Çyrbja u kap në përgjime duke informuar bandën e Shullazit për hetimet e prokurorisë për hotel Vollgën, të cilin Çyrbja e regjistroi në emër të Shullazit”. Deputeti i PD-së shtoi se “duke bërë deputet Jurgis Çyrbjen, Edi Rama e shpërbleu dhe mori në mbrojtje bandën e Emiljano Shullazit”.

Deputeti socialist theksoi se “kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria, ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë”.

“Ata që sponsorizojnë lajme vere nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikurse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, lexohet në postimin e deputetit Jurgis Çyrbja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA