Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin suedez, Ricard Vall, i cili 3 ditë më parë u kap me 19 pistoleta, në tentativë për t’i trafikuar drejt Suedisë.
Përprara gjyqtarit Sandër Simonio, 21-vjeçari Vall tregoi nëpërmjet përkthyeses se kishte udhëtuar me avion nga Suedia në Turqi, e më pas drejt kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Lexo edhe:
Trafik armësh? Suedezi ndalohet në Murriqan me 19 pistoleta
Pasi kishte qëndruar 4 ditë në Prishtinë, ai kishte takuar një person që nuk e identifikon, i cili i kishte dhënë 19 pistoletat.
“Kthimin drejt Suedisë e mendova ta bëja në rrugë tokësore”, është shprehur 21-vjeçari, duke udhëtuar me autobus nga Prishtina drejt Gjermanisë.
Por, në kontrollin në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit është kapur nga policia kufitare shqiptare. Vall nuk ka treguar deri më tani asnjë nga bashkëpunëtorët në këtë tentativë trafiku të armëve luftarake, por ka treguar vetëm motivet e këtij veprimi.
Lexo edhe:
U gjet me 19 pistoleta, suedezi: Më duhej kjo punë
21-vjeçari suedez ka treguar përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte pranuar të trafikonte psitoletat vetëm për paratë, të cilat donte t’i përdorte më pas për studime.
Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë letërporosi drejt Kosovës dhe Suedisë, me qëllim për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të armëve, pasi është e bindur që 21-vjeçari Ricard Vall është vetëm një transportues.
Top Channel