Një autoveturë ka përplasur një shtyllë tensioni të mesëm duke lënë pa energji elektrike qytetin e Orikumit. Sipas OSHEE-së, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish.

“Gjatë mesnatës të ditës së sotme ndodhi një aksident, ku një autoveturë u përplas me shtyllen e tensionit te mesëm 10kV (fideri nr.3), fatmirësisht pa pasoja për jetën e dy personave brenda mjetit, por nga ana tjetër la pa energji elektrike qytetin e Orikumit.

Fale gatishmërisë, brigada e punonjësve të OSHEE Vlore mori masa duke punuar natën dhe beri te mundur riparimin e demit dhe rikthimin e energjisë elektrike rreth orës 02:00”, bën të ditur OSHEE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA