Kukësi pret Torpedon në “Elbasan Arena”, Cungu: Të bëjmë mrekullinë

16/08/2018 11:51

Mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, nënkampionët e Shqipërisë të Kukësit do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës gjeorgjiane të Torpedos së Kutaisit.

Në takimin e parë në Tbilis, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu u mund me shifrat 5-2, megjithatë trajneri shkodran beson se ka ende mundësi për të fituar këtë ndeshje të sotme.

“Mund të përmbysim çdo rezultat. Kundërshtari ka gjithashtu dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur edhe këtë rival. Kështu që natyrshëm na lind e drejta legjitime që ta provojmë përmbysjen. Për këtë nuk është kurrë vonë, e njëkohësisht nuk mund të na ndalë askush ta tentojmë. Shpresojmë, pse jo ta bëjmë këtë mrekulli”, tha Armando Cungu, trajner i Kukësit.

Ndeshja e mbrëmjes është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League, e do të jetë mundësia e fundit për Kukësin për të vazhduar aventurën në Europë, përndryshe edhe verilindorët do të mendojnë për javën e parë të kampionatit, që do të fillojë këtë fundjavë, ku për ta kundërshtari i parë do të jetë Laçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA