Flamurtari rikonfirmoi pretendimet për titullin kampion në futbollin shqiptar, me një merkato cilësore dhe afrimin e trajnerit me eksperiencë, Ilir Daja.

Por, formacioni bregdetar nuk është ndalur as këtë javë, duke vendosur nën kontratë një tjetër përforcim të rëndësishëm, si mesfushori Argjent Mustafa.

Klubi kuqezi zyrtarizoi afrimin e futbollistit, që pritet të sjellë muskuj dhe eksperiencë në repartin e mesfushës, për shkak të përvojës së madhe në elitën e futbollit shqiptar. Ai ka luajtur me shumë ekipe, si Partizani, Laçi, Tirana apo Kamza, ndërsa aventura e fundit e Mustafës ishte te Vushtrria në Kosovë.

Mbetet për t’u parë nëse trajneri i Flamurtarit do të vendosë t’i besojë një fanellë si titullar lojtarit nga Mitrovica, që nuk është stërvitur me ekipin. Vlonjatët debutojnë këtë sezon në Kategorinë Superiore me ndeshjen në transfertë ndaj Teutës, të dielën në orën 19:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA