“Bojkot SHBA-ve”/ Ofertat e bizneseve turke, për ata që shesin dollarë dhe blejnë lira

16/08/2018 20:09

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri apel popullit të tij që të braktisë produktet amerikane dhe të shesë dollarët dhe eurot në favor të monedhës vendase, Lira, që po përballet me një rënie të vazhdueshme që prej janarit.

Thirrja nacionaliste sensibilizoi shumë turq, ndërsa bizneset që operojnë në Stamboll, kanë ofruar edhe stimuj, për të nxitur shitjen e dollarit dhe blerjen e Lirës turke.

Kështu shumë hotele ofrojnë 3 netë falas, nëse u tregon një kupon që vërteton se ke shitur 1000 dollarë, ndërsa për vetëm 100 dollarë të shitura, mund të përfitosh një sanduiç me peshk, tradicional për një rrjet të njohur “Fast Food-i” në Turqi.

Sensibilizimi përreth parrullës “Bojkot SHBA-ve” është vërtetë i madh në Turqi, por kulmi arriti në një berberhane, ku është vënë një tabelë se nuk ofrohet shërbimi i prerjes së flokëve në stil amerikan.

Masat e marra nga Turqia, përfshi edhe thirrjet nacionaliste, kanë ndalur disi rënien e frikshme të monedhës, por Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se akën gati nëj sërë sanksionesh të tjera, që do ët dëmtojnë rëndë ekonominë turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA