Ndal mjeteve të rënda! Kufizohet lëvizja në zonat turistike në fundjavë

15/08/2018 12:18

Fluksi i madh i turistëve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të vendit, por Top Channel konstaton se shkaktari kryesor i trafikut, përveç mjeteve të ardhura nga jashtë, është lëvizja e kamionëve gjatë ditës.

Ministria e Brendshme dha udhëzimin që për lehtësimin e qarkullimit të pushuesve të kufizohej lëvizja e mjeteve të rënda gjatë fundjavës. Nga data 15 qershor deri në 15 shtator, orari i lëvizjes në zonat turistike nuk lejohet të premteve nga ora 15:00 deri në orën 22:00; të shtunave nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 22:00; për ditët e diela, nga ora 07:00 deri në orën 22:00.

Udhëzimi parashikon që mjetet të cilëve do u kufizohet lëvizja janë: mjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 ton, me gjatësi më të madhe se 12 m; mjeteve bujqësore ose rrugore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km si dhe për kursantët e autoshkollave mësimore.

Nga çfarë u vu re në terren, ishte lëvizja e shumtë e mjeteve me tonazh të rëndë edhe gjatë javës që krijonte trafik të rënduar në kulm të sezonit turistik, ku për dy javë kanë hyrë në Shqipëri nga toka, ajri dhe deti 965 mijë persona, nga të cilët 624 mijë janë shtetas të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA