LIVE/ Burrë e grua vriten në atentat në Balldre të Lezhës, makina u godit me mbi 30 plumba në ecje. Policia në kërkim të autorëve, viktima i arrestuar më herët për vrasje
Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që humbën jetën në shembjen e urës në Xhenova të Italisë.
Pas Marjus Djerrit, 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë, mësohet se një tjetër shqiptar ka vdekur pasi ura u shemb duke shkaktuar 35 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.
Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Xhenova në Itali shkaktoi rreth 37 viktima një ditë më parë.
Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.
Top Channel