Rama për tragjedinë në Itali: Nën rrënoja dhe dy shqiptarë, por për ne ishin të gjithë vëllezër dhe motra

15/08/2018 13:55

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet në gjuhën italiane në profilin e tij në Twitter për tragjedinë e urës së Morandit në Genova ku humbën jetën 37 persona, ndërkohë që të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nën rrënoja thotë ai ishin dhe dy shqiptarë rezidentë në Itali, “por për ne ishin të gjithë vëllezër e motra”.

“Tragjedia e Genova ka thyer zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me ankth orë pas ore bilancin e jetëve të humbura dhe përpjekjet e ekipit të emergjencave. Nën rrënoja ishin edhe dy shqiptarë rezidentë në Itali, por për ne ishin të gjithë vëllezër dhe motra”, shkruan Rama.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA