Një 46-vjeçar me inicialet A.M është hedhur nga një urë për t’u larë në lumin Mat, por nuk ka dalë në breg çka ka shqetësuar të afërmit e tij të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.

Rreth orës 15:30 të së mërkurës është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” dhe nuk ka dalë në breg.

Policia e të afërmit e tij kanë vijuar kërkimet për minuta të tëra derisa kanë gjetur trupin e pajetë të 46-vjecarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA