Ambasada shqiptare: Po ndjekim lajmet për dy shqiptarët në tragjedinë e Genova
15/08/2018 10:24
Ambasada shqiptare në Itali thotë se po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur mes rrënojave të urës Morandi në Genova.
Ambasada bën të ditur se po ndjek lajmet për, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova. Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme”, thotë ambasada.
Top Channel