Ambasada shqiptare jep konfirmimin: Viktima janë Marjus Djerri dhe Admir Bokrina

15/08/2018 12:32
Anila Bitri, ambasadorja shqiptare ne Rome

Ambasada shqiptare në Itali pas lajmeve për vdekjen e dy të rinjve në tragjedinë e Urës së Morandit konfirmon lajmin tragjik. Në një postim në Facebook ambasada shkruan se konfirmi iu bë nga Farnezina dhe Ministria e Brendshme italiane.

“Farnezina dhe Ministria e Brendshme italiane i konfirmuan Ambasades shqiptare ne Rome vdekjen e dy shtetasve shqiptare ne aksidentin tragjik te Genovas. Pas kontakteve me spitalin e Genovas dhe familjaret, Ambasada konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptare Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja Anila Bitri ne bisedat telefonike me te afermit e dy viktimave ngushelloi familjaret dhe u ofroi mbeshtetjen e shtetit shqiptar ne kete cast te rende”, shkruan Ambasada.

Top Channel