Sulmuesi kroat Mario Mandzukiç ka befasuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar tërheqjen nga skuadra përfaqësuese, vetëm pak ditë pasi Kroacia u rendin në vendin e dytë në Kupën e Botës.
Ylli i Juventusit ka zgjedhur Instagramin, ku ka publikuar një letër të gjatë, për të njoftuar tërheqjen dhe për të falënderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.
Manzdukiç është tashmë 32-vjeçar dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur 89 ndeshje me përfaqësuesen dhe ka shënuar 33 gola, ndërsa arritja më e madhe ishte natyrisht vendi i dytë në Kupën e Botës.
Letra e plotë e Mandzukiç:
Të dashur tifozë. Unë jam mësuar të flas në fushë, ndaj formulimi i këtyre fjalëve është shumë i vështirë për mua. Më i vështirë sesa të ndal një kundërshtar, apo të luaj për 120 minuta. Më e vështirë sepse e di sesa lumturi më sjellin ët gjitha takimet, ndeshjet dhe fitoret. Më e vështirë sepse e di sesa emocionuese është të dëgjosh himnin tonë para çdo ndeshjeje. Më e vështirë sepse e di sa çfarë nderi është të veshësh fanellën e vendit tënd dhe ta përfaqësosh atë. Më e vështirë, sepse e di që ky është me të vërtetë fundi.
Megjithatë, e di se është koha e duhur për këto fjalë. Teksa argjendi më mbush me energji të re, ishte më e lehtë për mua të merrja këtë vendim të pamundur. Kemi jetuar ëndrrat tona, kemi ndier dashurinë e pabesueshme të tifozëve dhe kemi prekur një sukses historik. Ky muaj, si dhe mbërritja në Zagreb, Slavonski Brod dhe në të gjithë Kroacinë, do të mbetet kujtesa më e rëndësishme e karrierës sime. Ishte udhëtimi më i mirë me ekipin dhe kthimi më i mirë në shtëpi. Jam shumë i lumtur, krenar për argjendin, për të cilin kemi vuajtur për vite, me shumë përpjekje, lodhje, zhgënjim dhe momente të rënda.
Nuk është momenti ideal për t’u tërhequr. Nëse do të mundesha, besoj e do të luaja për Kroacinë deri sa të isha gjallë, sepse nuk ka nder më të madh. Por mendoj se momenti im për t’u tërhequr është tani. Kam dhënë më të mirën time, për të dhënë kontributin në suksesin më të madh të futbollit kroat.
14 vjet më parë, për herë të parë, si djalë i ri , isha veshur me një uniformë të shenjtë. Që atëherë unë kam takuar, luajtur dhe punuar me shumë shokë, trajnerë dhe njerëz të tjerë. Ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim: të japim gjithçka për suksesin e Kroacisë. Falënderoj të gjithë, sepse të gjithë kanë lënë një shenjë në karrierën time. Përgjatë rrugës me mua, ata gjithmonë kanë qenë të gjithë miqtë më të mirë dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre të madhe.
Në fund një falënderim për tifozët…
Asnjë prej nesh nuk është i përsosur. Kam bgabuar gola, kam humbur topin apo nuk kam kuptuar…
Por gjithnjë kam dhënë gjithçka dhe kam lënë zemrën time në fushë. Faleminderit që tregoni mirënjohje dhe jeni afër meje dhe ekipit.
Prej sot, unë do të jem me ju, – midis tifozëve më të rëndësishëm kroatë
Top Channel